Prishtina e Re merr pikë të madhe, Ferizaj godet traversën e shtyllën

- Bota Sot

Prishtina e Re merr pikë të madhe, Ferizaj godet traversën e shtyllën

Skuadra e Ferizajt zhgënjeu me rezultat 1:1 në përballjen me Prishtinën e Re, në takimin e javës së 29-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Mysafirët ishin me fat që nuk pësuan humbje, pasi që traversa dhe shtylla i mohojnë golat ferizajasve.  

Në minutën e tretë Jakup Berisha ka goditur traversën e Prishtinës së Re.

Në minutën e 30-të Ramusa goditi shtyllën majtë të Prishtinës së Re.

Në minutën e 59-të Shabani nuk ia doli të shtyjë topin në rrjetën e Prishtinës së Re.

Në minutën e 72-të Robert Richards nga afërsia realizoi për fitoren e madhe të ferizajasve.

Në minutën e 75 anulohet goli i Prishtinës së Re, pasi që Prençi ishte në pozitë jashtë lojë dhe kjo pas shikimit të VAR-it.  

Në minutën e 83-të, Oguns i Ferizaj shpërdoroi rastin ideal, i vetëm me portier por gjuan drejt në trupin e tij.

Në minutën  e 89-të Astrit Berisha shënoi gol e kokë nga afërsia për rezultatin 1:1, duke shfrytëzuar hutinë e mbrojtjes vendase,

Ferizaj renditet në vend të shtatë me 33 pikë, duke lënë prapa Llapin me 33, Drenicën me 32 por kjo ka një ndeshje më pak dhe Prishtina e Re është në fund me 28 sosh.



Read it all at Bota Sot