Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, është shprehur tejet optimist për të ardhmen e klubit nën menaxhimin e tij.
Ai mori shembull ndeshjen me PSG-në në “Anfield Road” e cilia i kushtoi me eliminim nga çerekfinalja e Ligës së Kampionëve, por ku holandezi pa fije shprese.
“E ardhmja duket e ndritur për ne”, ka thënë Sloti.
“Për ata që kanë parë ndeshjen me PSG-në në shtëpi, lirisht mund të themi që e ardhmja do të jetë e ndritur”.
“Ne patëm posedim më të lartë se ta, 21 goditje, më shumë cilësi goditjesh kundër një ekipi që dominon me topin”.