Kartoni i kuq “merr në qafë” Egnatian

- Bota Sot

Kartoni i kuq “merr në qafë” Egnatian

Egnatia është mposhtur në shtëpi nga Flamurtari, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida e zhvilluar në Rrogozhinë, përfundoi me shifrat 0-2 në favor të vlonjatëve.

Një autogol i Jaime në minutën e 11-të dhe goli i Ememe në të 53-tën, i dhanë fitoren kuqezinjve.

Në krahun tjetër, pjesën e dytë Egnatia luajti me 10 lojtarë, për shkak së në fund të fraksionit të parë, Xhemajli u ndëshkua me karton të kuq.

Kështu, Egnatia mbetet në vendin e 3-të me 54 pikë, duke qenë e qetë në zonën e “Final Four”.

Në krahun tjetër me 29 pikë, Flamurtari mbetet në vendin e fundit, por mban gjallë shpresat e mbijetesës.



Read it all at Bota Sot