Gjyqtari mbyll pjesën e parë, kthen papritur ekipet në fushë dhe hap VAR-in!
Arbenit Xhemajli është ndëshkuar me karton të kuq, pas një episodi të rrallë në Abissnet Superiore.
Gjyqtari Laver Alla sinjalizoi përfundimin e pjesës së parë, por vetëm disa sekonda më pas vendosi të rikthejë sërish ekipet në fushë.
Shkak u bë ndërhyrja e rëndë e Xhemajlit ndaj Bintsukës te Flamurtari.
Për këtë, gjyqtari Alla hapi VAR-in.
Më pas, i tregoi Xhemajlit kartonin e kuq. Flamurtari e mbylli në avantazh pjesën e parë, pikërisht falë një autogoli.