Bintsuka: Nuk ishte e lehtë të fitonim në fushën e Egnatias

- Bota Sot

Bintsuka: Nuk ishte e lehtë të fitonim në fushën e Egnatias

Arshonzh Bintsuka është kthyer në një kohë të shkurtër në një lojtar kyç për manovrën sulmuese të Flamurtarit që me fitoren 2-0 ndaj Egnatias në Rrogozhinë, ka ringjallur shanset për mbijetesën në elitë,

Sulmuesi i huazuar nga Partizani tregoi se ekipi kishte bërë gjithçka mirë pasi kishte besuar tek fitorja.

“Para së gjithash, dua të falënderoj Zotin.

Nuk ishte e lehtë të vinim dhe të fitonim këtu në fushën e Egnatias. Sepse Egnatia është një ekip i madh.

Ne besuam, dhamë gjithçka dhe ja ku e fituam këtë ndeshje. Për të mbajtur vendin tonë në kategori

Ndihem shumë rehat këtu te Flamurtari. Ndihem shumë i lumtur që jam te Flamurtari”, tha Bintsuka.



Read it all at Bota Sot