Mesfushori ofensiv i Vorës Mario Bajramaj, u përzgjodh “Lojtari i Ndeshjes”, në barazimin pa gola kundër Vllaznisë, e vlefshme për javën e 32-të në Superiore.
Pas takimit dhe marrjes së çmimit, foli 27-vjeçari për mediat:
“Shija e mirë është kur merr këtë trofe, por peng që nuk morëm fitoren. Në këtë situatë që jemi, duhet të kënaqemi edhe me një pikë. Në çdo pozicion që na vendos trajneri, duhet të bëjmë punën tonë.
Edhe me Kasallën ndihem shumë mirë, rehat. Në stërvitje punojmë shumë për finalizimin e pasit të fundit. Edhe mungesat nga dëmtimet kanë ndikuar.
Besoi se tani që jemi të plotë, do bëjmë shumë mirë në ndeshjet që kanë mbetur”.