Barcelona gati kontratë të re për Hansi Flick deri në vitin 2028

- Bota Sot

Barcelona gati kontratë të re për Hansi Flick deri në vitin 2028

FC Barcelona po përgatitet t’i ofrojë një kontratë të re trajnerit Hansi Flick, e cila do ta mbante në krye të skuadrës deri në qershor të vitit 2028.

Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e klubit katalanas janë shumë të kënaqur me punën e teknikut gjerman, i cili ka ruajtur një nivel të lartë performance dhe rezultate të qëndrueshme që prej ardhjes së tij.

Në karrierën e tij spikasin titujt e Bundesligës në vitet 2020 dhe 2021 me Bayern Munich, si dhe triumfi në La Liga 2025 me Barcelonën.

Ndërkohë, katalanasit janë në garë edhe për titullin e sezonit aktual, duke synuar një tjetër sukses nën drejtimin e tij.

Barcelona synon të sigurojë vazhdimësinë e projektit me Flick, duke e konsideruar atë si figurë kyçe për rikthimin e klubit në majat e futbollit evropian.



Read it all at Bota Sot