Tottenham nuk e gjen fitoren as pas 15 ndeshjeve, rrezikon largimin nga Premier League

- Bota Sot

Tottenham nuk e gjen fitoren as pas 15 ndeshjeve, rrezikon largimin nga Premier League

Tottenhami po kalon në një krizë të madhe të rezultateve në edicionin 2025-2026 dhe kjo e ka prurë në një pozicion të vështirë, në luftë për ekzistencë.

Fitorja e fundit për Tottenham ka qenë në fund të vitit 2025, me 28 dhjetor në konak të Crystal Palaces me rezultat 1:0.

15 ndeshje pa fitore, 6 barazim e 9 humbje, bilanc katastrofal.

Tottenhami barazoi si vendas me rezultat 2:2 me Brightonin, në takimin e javës së 33-të në Premier League në futboll.

Për Tottenham shënuan Porro (39), Simons (77) dhe për udhëtuesit Mitoma në minutën e 45+3 e Rutter në atë të 90+5.

Tottenham është në vend të 18-të me 31 pikë, pozitë që e shpi një rang më poshtë, por ka një ndeshje më shumë se skuadrat që ka para vetes, si Nottinhgam me 33, West Ham 32.

Brighton renditet në pozitën e 9-të me 47 pikë të grumbulluara..



Read it all at Bota Sot