Dinamo dhe Tirana janë ndarë me barazim në derbi.
Sfida në “Air Albania” prodhoi nga një gol për secilën skuadër, pikërisht në pjesën e dytë.
Rastet ishin të shumta, por vetëm dy u konkretizuan me gol.
Fillimisht te Tirana shënoi Mysloviç. Ishte minuta e 54-të, kur lojtari i Tiranës dërgoi topin në rrjetë.
Festa nuk zgjati shumë, pasi vetëm katër minuta më vonë gaboi Kortez.
Ky i fundit i dhuroi topin dinamovitëve, që rikthyen baraspeshën me Malomon.
Rasti i artë për përmbysjen te Dinamo ishte në minutën e 88-të. Bregu mori përsipër një penallti, të cilën e dërgoi jashtë duke gabuar plotësisht dhe pse Bekaj ishte mposhtur. Më parë, dinamovitët pretenduan se ishte shënuar gol i rregullt.
Dinamo vendoset në vendin e katërt me 1 pikë më shumë se Partizani. Në anën tjetër, Tirana ndodhet në zonën “play out”, me po aq pikë sa Vora. Nesër do të luhet Partizani-Bylis, që mund të ndryshojë sërish renditjen.