Atalanta me Gjimshitin kthehet të pamposhtur nga Roma

- Bota Sot

Atalanta me Gjimshitin kthehet të pamposhtur nga Roma

Atalanta ka marrë një pikë të madhe në stadiumin “Olimpico” të Romës. 

Përballja mes Romës dhe Atalantës ka përfunduar në paqe, me rezultat 1:1.

Roma tani ka bërë një hap prapa në luftë për një vend në Champions League.

Futbollisti Krstoviq shënoi në minutën e 12-të për epërsinë e skuadrës nga Bergamo.   

Në fund të pjesës së parë, vendasit barazojnë falë golit të futbollistit Hermoso.

Berat Gjimshiti u paraqit titullar për Atalantën duke dhënë atomin e fundit në fushë.

Gjimshiti u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 90+1 pas një ndërhyrje të ashpër.

Pas javës së 33-të Roma e zë vendin e 6-të me 58 pikë, ka 4 më shumë se Atalanta që gjendet një pozitë më poshtë.



Read it all at Bota Sot