Imeri e Ajeti asistojnë, Baseli i Xherdan Shaqirit mposhtet

- Bota Sot

Imeri e Ajeti asistojnë, Baseli i Xherdan Shaqirit mposhtet

Thun ka shënuar fitore të madhe me shije të titullit në Kampionatin e Zvicrës.

Thun e ka mposhtur me rezultat 3:1 Baselin e kapitenit Xherdan Shaqirit.

Kastrioti Imeri asistoi në golin e dytë të Thun në minutën e 53-të dhe Albian Ajeti në golin e Baselit.

Kastriot Imeri u paraqit 63 minuta, ndwrsa Valmir Matoshi i aktivizua nga minuta e 74-të pwr Thun-in.

Kapiteni  Xherdan Shaqiri u inkuadrua tërë takimin por u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e  80-të, ndërsa Albian Ajeti i zëvendësua në minutën e 69-të.

Për Thun-in shënuan Ibayi 28, Heule 53 e Rastoder 64 dhe për Baselin Duran Duranville 56’.

Pas javës së 33-të, Thun është në krye me 74 pikë, ndërsa Baseli në pozitën e katërt me 53 sosh.



Read it all at Bota Sot