Stadiumi legjendar i Londrës, Wembley, ishte dëshmitar i një "çmendurie" golash në ndeshjen bamirëse të këtij viti mes Sidemen FC dhe YouTube Allstars, e cila u mbyll me shifrat 4-4 vetëm në pjesën e parë.
Para 90,000 shikuesve, yjet e internetit si KSI, Miniminter dhe IShowSpeed dhuruan spektakël të vërtetë.
Përtej argëtimit, ky edicion shënoi një sukses historik në aspektin humanitar duke mbledhur shumën rekord prej £6,218,875. Këto fonde do të shkojnë për organizatat Bright Side dhe M7 Education, duke tejkaluar ndjeshëm shifrat e vitit të kaluar.
Me një performancë nga Tinie Tempah në pjesën e parë dhe miliona shikues në livestream, ky aktivitet u konfirmua sërish si ngjarja më e madhe globale e krijuesve të internetit, ku sporti dhe bamirësia bëhen bashkë për një kauzë të madhe.