Legjenda e futbollit dhe ish-lojtari i Arsenalit, Tierri Henri ka dërguar një mesazh motivues për ish-ekipin e tij dhe sidomos për skuadrat që luftojnë për titullin.
Ai ka theksuar rëndësinë e fitoreve në ndeshjet e mëdha, veçanërisht ndaj Mançester Sitit të Guardiolas.
Henri u shpreh se “kampionati fitohet në duelet direkte dhe se ekipet duhet të tregojnë karakter dhe “zjarr” në përballjet vendimtare”, duke iu referuar sfidave të nivelit të lartë që mund të përcaktojnë garën për titull.
Deklarata e tij vjen në një moment ku gara për trofe në kampionatin anglez ka hyrë në fazën vendimtar dhe çdo ndeshje e luajtur mund të ketë ndikim