Barcelona gjen në Serie A mbrojtësin e duhur për krahun e djathtë

- Bota Sot

Barcelona gjen në Serie A mbrojtësin e duhur për krahun e djathtë

Pavarësisht formës së mirë të treguar nga Joao Cancelo, anësori portugez do të largohet në fund të këtij sezoni nga Barcelona, për t’u rikthyer tek Al-Hilal, aty ku është nën kontratë deri në qershorin e vitit 2027.

Pavarësisht se kanë një lojtar me përvojë si Jules Kounde, Barcelona po mendon të bëjë një përforcim për krahun e djathtë dhe emri i preferuar nga katalanasit është Marco Palestra.

21-vjeçari po shkëlqen këtë sezon në Serie A me fanellën e Cagliari-t, aty ku është i huazuar nga Atalanta. Paraqitjet e tij të qëndrueshme gjatë këtij sezoni kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, mes tyre edhe të Barcelonës.

Vlera në treg e Palestra-s është 30 milionë euro, por Atalanta ka lënë të kuptohet se nuk do të heq dorë prej tij për më pak se 40 milionë euro, duke ditur interesin e madh që ka për italianin.



Read it all at Bota Sot