Skuadrat shqiptare ndeshen mes vete për një vend në finalen e Kupës së Malit Zi! Skendo Rexha ka dy fjalë

- Bota Sot

Skuadrat shqiptare ndeshen mes vete për një vend në finalen e Kupës së Malit Zi! Skendo Rexha ka dy fjalë

Skuadrat shqiptare Otrant-Olympic nga Ulqini dhe Deçiqi nga Tuzi do të përballen mes vete në gjysmëfinalen e Kupës së Malit të Zi, në një duel që premton spektakël futbolli.

Deçiqi hyn në këtë sfidë si fitues i Kupës së Malit të Zi për edicionin e kaluar dhe synon ta mbrojë trofeun edhe këtë vit.

Ndërkohë, Otrant-Olympic po kalon një sezon të mirë në Ligën e Dytë të Malit të Zi, ku renditet në vendin e dytë me 58 pikë, vetëm dy pikë më pak se lideri Grbalj pas 30 javësh kampionat.

 Presidenti i Otrantit, Skendo Rexha, ka deklaruar se po bëhen të gjitha përgatitjet për ndeshjen e parë gjysmëfinale, e cila do të luhet më 22 prill nga ora 16:00.

“Për ne është një lojë me rëndësi, por prioritet e kemi kampionatin dhe daljen në vend të parë. Kanë mbetur edhe 6 ndeshje.

Dihet se Deçiqi është fitues i Kupës së Malit të Zi në vitin 2025 dhe është ekip me shumë kualitet.

Ndaj Deçiqit do të jetë një lojë e vështirë për ne, por do të mundohemi të bëjmë paraqitje të mirë”, tha Rexha për gazetën “Bota sot”.

Përballja mes tyre shihet si një moment historik, pasi dy skuadra me përbërje dhe mbështetje të madhe shqiptare do të luftojnë për një vend në finalen e Kupës së Malit të Zi.



Read it all at Bota Sot