Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e Superligës së Kosovës.
Ballkani, po udhëheq në “Liman Gegaj”, me rezultat minimal 0-1 ndaj Malishevës pas golit të Giovanni Ribeiros.
Ndërsa i njëjti skenar po ndodh edhe në Gjilan, ku Dukagjini po fiton me rezultat 0-1 ndaj Gjilanit pas golit të Altin Mërlakut.
Në Skënderaj po ndodh befasia, pasi që Drenica po udhëheq ndaj liderit dhe kampionit në fuqi, Dritës pas golit të Ronaldo Chacon..