Malisheva ka shënuar fitore të madhe me rezultat 4:2 ndaj Ballkanit, në takimin e javës së 29-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Mysafirët avancuan në minutën e 16-të falë golit të futbollistit Giovannit.
Malisheva ka bërë përmbysjen e madhe në 45 minutat e dytë të ballafaqimit.
Në minutën e 56-të Etnik Brruti nga penalltia ka barazuar rezultatin dhe pas tre minutave Diatta Assane realizoi për 2:1.
Ndërsa futbollisti Brruti shënoi për 3:1 në minutën e 82-të.
Bleart Tolaj ngushton humbjen në 3:2 në minutën e 87-të.
Xhylani nga penalltia realizoi për 4:2 në minutën e 90+5.
Malisheva pas dy humbjeve rresht, i kthehet fitoreve dhe mban gjallë gjasat për një vend në garat evropiane.
Malisheva e zë vendin e katërt me 43 pikë e Ballkani të dytin me 49 sosh..