Drenica e Skenderajt mposhti me rezultat 1:0 kampionin në fuqi Dritën e Gjilanit, në takimin e javës së 29-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Në fund të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 39-të Drenica tundi rrjetën e kampionit.
Futbollisti Ronaldo Chacon ishte autor i golit.
Mbrojtësi i Dritës, Egzon Bejtullai, është larguar me autoambulancë nga stadiumi “Bajram Aliu” në Skenderaj. Ai në minutën e 62-të mbeti për disa minuta i shtrirë dhe mori ndihmën e parë në fushë, ndërsa me autoambulancë u largua nga stadiumi.
Drenica ngritet në vend të shtatë me 36 pikë, ndërsa Drita kryeson me 54 sosh.