Granit Xhaka me shokë të pafat në Birmingahm

- Bota Sot

Granit Xhaka me shokë të pafat në Birmingahm

Aston Villa ndali tre pikë në luftë për katër vendet e para në Premier League në futboll.

Granit Xhaka me Sunderlandin gati bënë mrekullinë në Birmingham, por humbën në fund me rezultat 4:3 nga Aston Villa.

Vendasit ishin në epërsi me 3:1 deri në minutën e 86-të por Sunderland barazoi për dy minuta.  

Për vendasit shënuan Watkins (2 e 36), Rogers (47), Abraham (90+3’) dhe për Sunderlandin Rigg (9), Hume (86’) e Isidor (87’).

Kapiteni Xhaka si zakonisht u angazhua maksimalisht por pa sukses ndaj një rivalit shumë të fortë.

Aston Villa renditet në vend të katërt me 58 pikë, ndërsa Sunderland është në të 11-tin me 46 sosh.



Read it all at Bota Sot