Nuk pritet “mëshirë” nga Partizani për Bylisin në kryeqytet

- Bota Sot

Nuk pritet “mëshirë” nga Partizani për Bylisin në kryeqytet

Në orën 19:00, do të mbyll javën e 32-të Superiores ndeshja Partizani – Bylis, e cila do të mbahet në stadiumin “Arena e Demave”. Ekipi i drejtuar nga Oltijon Kërnaja ka 4 ndeshje radhazi që nuk njeh fitore në kampionat, ndërsa Final Four është në rrezik.

Në “letër”, “Demat e Kuq” janë favoritët e mëdhenj për të marrë 3 pikët dhe rikthimi te fitorja, e përkthyer me koeficientin 1.75.

Barazimi përkon me kuotën 3.40, kurse triumfi i mundshëm prej skuadrës ballshiote nuk jep shumë shpresë, 4.00.

Përsa i takon renditjes në Superiore, Partizani ndodhet momentalisht një pikë mbrapa vendit të 4-të, Dinamos, pozitë që të jep mundësi të jesh në garë për titullin.

Nga krahu tjetër, Bylis lufton për mbijetesën, të parafundit me 31 pikë, 1 pikë më pak për të dalë nga “zona e ftohtë” e renditjes. 



Read it all at Bota Sot