Biba falenderon grupin: Të gjithë kanë meritë për sezonin

- Bota Sot

Biba falenderon grupin: Të gjithë kanë meritë për sezonin

Laçi mori një fitore të rëndësishme në shtëpi duke mposhtur Pogradecin me rezultatin 2-0, çfarë solli dhe rikthimin në Abissnet Superiore sezonin e ardhshëm. Pas sfidës, ka folur dhe portieri i vendasve i cili u shpall dhe "Lojtari i Ndeshjes",Ortelio Biba.

“E para jam shumë i lumtur për arritjet e ekipit. Domethënë është pun, dedikimi dhe çunat treguan karakter në fushën e lojës. Shumë i lumtur për penalltinë, por është puna e ekipit dhe merita e të gjithëve.

Normalisht kemi bërë punën tonë, me analizat para ndeshjes dhe aty na çoi probabiliteti.

Si u ndjetë gjatë sezonit?

Padyshim kemi patur dhe ndihmën e lojtarëve nga vjet që kanë luajtur në Superiore. Mendoj të gjithë pa përjashtim, edhe me ata që erdhën nga stoli dhe ata që kanë patur pak minuta kanë qenë deçiziv në të gjithë sezonin.

Se e zgjata shumë se nuk jam top emisionesh, thjesht nuk duhet t’i tregojmë shakatë në fushë", tha Biba.



Read it all at Bota Sot