Vjen lajmi i madh për Ernest Muçin

- Bota Sot

Vjen lajmi i madh për Ernest Muçin

Në vigjilje të javës së 30-të në Superligën e Turqisë, Trabzonspor e ka “detyrim” fitoren ndaj Basaksehir, e cila do të nis prej orës 19:00.

Nëse ekipi i drejtuar nga trajneri Fatih Tekke humb, do t’i japin “lamtumirën” shpresave për kampionatin.

Provizorisht diferenca mes Galatasaray kryesues dhe Trabzonspor është 7 pikë, por nëse skuadra nga qyteti i Trabzonit ia del të fitoi sot, do të ngushtohet në 4 pikë, 4 javë nga mbyllja e sezonit.

Lajmi i mirë për sulmuesin shqiptar Ernest Muçi, është rikthimi në ekip, por që pritet ta nis si zëvendësues, i pranishëm në stolin e rezervave. Ish-lojtari i Tiranës nuk ka dhënë kontribut për ekipin në dy ndeshjet e fundit, shkak të problemeve fizike. 



Read it all at Bota Sot