Asencio tremb Realin

- Bota Sot

Asencio tremb Realin

Sipas një komunikate të publikuar nga Real Madrid dhe të shoqëruar me një raport mjekësor, lojtari vuan nga enterokolit bakterial dhe aktualisht po trajtohet në shtëpi, pasi ka marrë trajtim me lëngje përmes infuzionit intravenoz në spital. Për këtë arsye, ai do të mungojë në ndeshjen ndaj Alavés.

Situata shëndetësore e Raúl Asencios ka shkaktuar shqetësim në klubin e Real Madridit. Futbollisti, i cili mungoi në ndeshjen e kthimit të Champions League kundër Bayern Munich, u shtrua në spital për ekzaminime pas përkeqësimit të një gastroenteriti akut.

Sipas mediave spanjolle, Asencio vuan nga një infeksion bakterial dhe gjendja e tij ka shkaktuar shqetësim edhe në ambientin e klubit, pasi janë regjistruar disa raste të ngjashme. Madje, edhe anëtarë të tjerë të stafit të Real Madridit janë prekur nga ky problem. 23-vjeçari iu është nënshtruar analizave për të përcaktuar shkakun e infeksionit dhe nëse lidhet me ndonjë intolerancë ushqimore.

Sipas “AS”, lojtari ka humbur rreth gjashtë kilogramë në pak ditë, për këtë arsye pjesëmarrja e tij në ndeshjen e kampionatit ndaj Alavés është e pamundur.

Në aspektin sportiv, sezoni i Asencios ka qenë me ulje-ngritje.

Ai ka marrë minuta të rëndësishme për shkak të mungesave të shumta në mbrojtje, por nuk ka arritur të sigurojë një vend të padiskutueshëm në formacionin bazë.

Për më tepër, në media janë përmendur edhe disa tensione të brendshme, të cilat lojtari i ka mohuar publikisht përmes rrjeteve sociale.

Pavarësisht situatës, Asencio pritet të mbetet pjesë e Real Madridit edhe sezonin e ardhshëm, ndërsa klubi po shqyrton përforcime në mbrojtje, sidomos për shkak të largimit të mundshëm të David Alaba dhe nevojës për më shumë alternativa në qendër të mbrojtjes.



Read it all at Bota Sot