Dy medalje të arta nga Parisi për Klubin e Mundjes Shkupi

- Bota Sot

Dy medalje të arta nga Parisi për Klubin e Mundjes Shkupi

Klubi i Mundjes Shkupi ka arritur një sukses të madh në arenën ndërkombëtare, duke fituar dy medalje të arta në turneun prestigjioz CristoLutte 2026 të zhvilluar në Paris.

Nën drejtimin e trajnerit Irfan Rexhallari, tre garuesit e klubit përfaqësuan me dinjitet ekipin, duke sjellë rezultate shumë të mira.

Kampionë të turneut u shpallën Jusuf Zaimi dhe Bamir Sejfullau, të cilët dominuan në kategoritë e tyre.

Suksesi i Sejfullaut merr edhe më shumë peshë duke ditur konkurrencën e fortë me rreth 30 garues në kategorinë e tij.

Ndërkohë, Zaimi triumfoi mes rreth 18 garuesve, duke treguar nivel të lartë dhe siguri në çdo duel.

Pjesë e ekipit ishte edhe Ajan Murati, i cili pati paraqitje solide dhe kontribuoi në përfaqësimin dinjitoz të klubit.

Ky rezultat konfirmon punën cilësore dhe progresin e vazhdueshëm të mundësve të Shkupit në skenën ndërkombëtare.



Read it all at Bota Sot