Kryeministri i ri Magyar paralajmëron mbylljen e televizionit shtetëror hungarez: Fabrikë gënjeshtrash

- Bota Sot

Kryeministri i ri Magyar paralajmëron mbylljen e televizionit shtetëror hungarez: Fabrikë gënjeshtrash

Kryeministri i sapozgjedhur i Hungarisë, Péter Magyar, ka deklaruar se do të pezullojë funksionimin e transmetuesit publik shtetëror MTVA, duke e akuzuar për përhapje propagande dhe lajmesh të rreme gjatë fushatës zgjedhore.

Magyar, fitues i zgjedhjeve të fundit, tha se televizioni shtetëror ka qenë i njëanshëm ndaj partisë së tij dhe se do të mbyllet sapo të formohet qeveria e re.

“Një nga elementët e programit tonë është që kjo fabrikë gënjeshtrash do të mbyllet sapo të formohet qeveria e Tisza-s,” deklaroi ai gjatë një interviste në televizionin shtetëror.

Ai shtoi se do të krijohen kushte për një media “të pavarur, objektive dhe të paanshme”, duke akuzuar MTVA për shpërndarje të informacioneve të pavërteta dhe për fyerje ndaj familjes së tij gjatë fushatës.

Nga ana e tij, prezantuesi i televizionit i hodhi poshtë këto akuza, duke deklaruar se nuk është shkelur asnjë ligj dhe se pretendimet për fyerje të familjes së kryeministrit janë të pabaza.

Gjatë intervistës, e cila u shoqërua me debate të ashpra dhe ndërprerje të shumta, Magyar përsëriti akuzat e tij ndaj mediave shtetërore, duke thënë se ato kanë përhapur “lajme të rreme sistematike” që nga viti 2010.

Ai madje e krahasoi situatën me regjime autoritare, duke e cilësuar propagandën mediatike si diçka që “do ta admironte Goebbels ose Koreja e Veriut”.

Nga ana tjetër, MTVA ka deklaruar se i ka bërë disa herë ftesë Magyar-it për intervista gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa pretendimet për njëanshmëri janë të pabazuara.



Read it all at Bota Sot