Arsenal bën hap prapa nga titulli, Arteta: Jam i mërzitur

- Bota Sot

Arsenal bën hap prapa nga titulli, Arteta: Jam i mërzitur

Manchester Cityt shënoi fitore 2:1 ndaj Arsenalit në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Premier League.

Kështu skuadra nga Londra bëri një gabim të madh duke rrezikuar seriozisht titullin kampion.

Trajneri i “Topçinjve” Mikel Arteta pas ndeshjes u shpreh tejet i zhgënjyer.

“Jam shumë i mërzitur me rezultatin. Ne u përgatitëm, duke besuar se mund të fitonim… ne vërtetuam se jemi aty, duke kërkuar shanset..”, u shpreh Arteta.

Me këtë fitore, “citizens” të udhëhequr nga Pep Guardiola, shkojnë në kuotën e 67 pikëve, tri më pak se lideri, Arsenali (70) dhe një ndeshje më pak.

Mbetet të shihet nëse Arsenali, do të realizojë synimin e vet për t’u shpallur kampion pas më shumë se dy dekadash.



Read it all at Bota Sot