Zeneli realizoi gol, e mban skuadrën në garë për titull në Belgjikë

- Bota Sot

Zeneli realizoi gol, e mban skuadrën në garë për titull në Belgjikë

Besfort Zeneli ka shkëlqyer sërish në kampionatin elitar të Belgjikës, duke u shndërruar në njeriun e vendimit në derbin ndaj Club Brugge.

Mesfushori 23-vjeçar u fut në lojë në minutën e 64-t, ndërsa vetëm pak minuta më pas dha ndikim të menjëhershëm.

Në minutën e 81-të, Zeneli shënoi golin e fitores për Royale Union Saint-Gilloise, duke vulosur triumfin 2-1 në një ndeshje të fortë dhe me intensitet të lartë.

Sfida i takoi xhiros së 33-të dhe kjo fitore ka peshë të madhe, pasi e mban Royale Unionin të përfshirë fuqishëm në garën për titull, në një fazë ku çdo pikë është vendimtare.

Për Zenelin, ky ishte një tjetër kontribut i rëndësishëm në sezonin e tij me skuadrën belge. Ai tashmë numëron 3 gola dhe 3 asistime.



Read it all at Bota Sot