Mourinho nuk ndryshon kurrë, ja çfarë bën “Special One” pas fitores së Benfikës në derbin e Lisbonës

- Bota Sot

Mourinho nuk ndryshon kurrë, ja çfarë bën “Special One” pas fitores së Benfikës në derbin e Lisbonës

Benfika triumfoi në derbin e Lisbonës kundër Sportingut me rezultatin 2-1 dhe tashmë ndodhen në vendin e 2-të, me 7 pikë mbrapa Portos kryesues, ndërsa kanë mbetur edhe 4 ndeshje për tu luajtur deri në fundin e kampionatit.

Megjithatë, trajneri Zhoze Murinjo vodhi shfaqjen në fund të ndeshjes.

“Special One” shikoi kamerën në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit bëri një gjest që përfaqësonte plotësisht personalitetin e tij.

Ai tregoi me gisht inicialin e mbiemrit të tij (M), dhe më pas preku kokën, sikur të thoshte se fitorja e arritur ishte një pasqyrim i mentalitetit dhe i zgjuarsisë së tij. Ishte një gjest që ngjalli debat dhe videoja tashmë është bërë virale.



Read it all at Bota Sot