Barcelona pranë transferimit të talentit Seydou Dembele

- Bota Sot

Barcelona pranë transferimit të talentit Seydou Dembele

Barcelona, raportohet se është favorite për të siguruar shërbimet e talentit malian 18-vjeçar Seydou Dembele, i cili konsiderohet një nga emrat më premtues në futbollin afrikan.

Mesfushori ofensiv, aktualisht pjesë e akademisë “Jean Marc Guillou” në Bamako, ishte shumë pranë kalimit te Chelsea, por sipas “Africafoot”, situata ka ndryshuar dhe lojtari mund të ketë zgjedhur Barcelonën si destinacionin e tij të ardhshëm.

Burimet bëjnë të ditur se Dembele pritet të udhëtojë drejt Spanjës në ditët e ardhshme për të finalizuar marrëveshjen dhe për të nënshkruar kontratën me klubin katalanas.

Për shërbimet e tij ishte i interesuar edhe Red Bull Salzburg, ndërsa Fenerbahçe gjithashtu kishte shfaqur interes.

Chelsea kishte qenë gati të paguante rreth 1.5 milionë euro për talentin e ri.

Dembele spikati në Kupën e Botës U-17 në Katar me përfaqësuesen e Malit, ku regjistroi 2 gola dhe 4 asistime në 5 ndeshje, duke tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha evropiane.



Read it all at Bota Sot