Denzel Dumfries këtë sezon ka qëndruar për një kohë të gjatë jashtë fushave të lojës dhe Interi e ka ndjerë shumë mungesën e tij. Dhe nuk është rastësi që skuadra zikaltër e bëri shkëputjen vendimtare në garën për titullin në Serie A pikërisht në momentin kur holandezi u kthye në fushat e lojës sic u pa edhe me dygolëshin e shënuar ndaj Comos.
Për këto arsye mundësia për ta humbur Dumfries për vetëm 25 milionë euro shqetëson jo pak drejtuesit e Interit. Në fakt holandezi edhe këtë verë, ashtu sikurse në 2025 mund të largohet nga Interi nëse paguhet klauzola e kontratës së tij që është 25 milionë euro. Një shifër kjo që është shumë e ulët për nëj futbollist që është në gjendje që të vendosë një gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve dhe që çdo sezon shënon gola me peshë.
Nuk është shumë e qartë për periudhën kur mund të ushtrohet kjo klauzole; data mund të variojë nga mesi deri në fundin e korrikut. I sigurt është fakti që shuma duhet derdhur e gjitha njëherësh në arkat e klubit zikaltër. Një pikë kjo që, edhe një vit më parë frenoi entuziazim e shumë skuadrave të interesuara mes të cilave e zakonshmja Barcelona.
Diferencën në këtë pikë, ashtu sikurse edhe në verën e 2025 do ta bëjë vullneti i vetë futbollistit. Dumfries në Milano ndihet shumë mirë, por pas 5 sezoneve me fanelën zikaltër, nuk e përjashton mundësinë për të provuar një aventurë të re, ndoshta në Premier League. Por atje ai dëshiron një skuadër që të jetë i nivelit të Interit, një kriter që e kanë disa klube. Këtë verë Dumfries do të jetë Botëror me Holandën e tij që në vitet e fundit ka qenë gjithnjë protagoniste; është ky eveniment një tjetër vitrinë për të që nuk lë të qetë askënd në botën zikaltër.