Arsim Abazi rikthehet zyrtarisht në krye të FC Ferizaj, duke iu përgjigjur kështu dëshirës dhe kërkesës së vazhdueshme të tifozëve të ferizajit.
Pas një periudhe sfiduese për klubin, drejtuesit kanë vendosur t’i besojnë drejtimin një tekniku që e njeh shpirtin e skuadrës, me synimin e qartë për të rikthyer stabilitetin dhe rezultatet pozitive.
Me përkrahjen e plotë të ambientit dhe lidhjen e fortë që ka me qytetin, Abazi pritet të udhëheqë FC Ferizaj drejt objektivave të sezonit me një frymë të re dhe ambicie të shtuar.