Neymar: Futbolli po mbetet pa driblues

- Bota Sot

Neymar: Futbolli po mbetet pa driblues

Braziliani Neymar ka ngritur shqetësimin për drejtimin që ka marrë futbolli modern, duke theksuar se loja po bëhet gjithnjë e më fizike dhe më pak kreative.

Në një intervistë të fundit, braziliani u shpreh se “futbolli tani ka të bëjë më shumë me forcën dhe intensitetin”, duke nënvizuar ndryshimin e madh në stilin e lojës.

Ai theksoi se ky evolucion po ndikon drejtpërdrejt në profilin e futbollistëve, duke deklaruar se “kjo është arsyeja pse po humbasim një gjeneratë të tërë lojtarësh të veçantë me topin, apo ata që njihen si driblues të mirë”.

Në vazhdim, Neymar paralajmëroi edhe për ndikimin e fokusit të tepruar në aspektin fizik, duke thënë se “kur fillon të punosh për forcën, humbet një pjesë të talentit tënd”.

Këto deklarata të tij kanë nxitur debat në opinionin sportiv, ku shumëkush vlerëson se futbolli modern po favorizon gjithnjë e më shumë fuqinë fizike në krahasim me talentin individual.



Read it all at Bota Sot