Muriqi pranë rikthimit në Fenerbahçe

- Bota Sot

Muriqi pranë rikthimit në Fenerbahçe

Sipas mediumit turk ‘Sabah”, Fenerbahçe ka arritur një marrëveshje paraprake me sulmuesin kosovar Vedat Muriqi për një rikthim të mundshëm në klub, ndërsa tani vëmendja është përqendruar te negociatat me RCD Mallorca për finalizimin e transferimit.

Klubi turk, që aktualisht nuk ka alternativa të shumta në sulm përveç 19-vjeçarit Sidiki Cherif, synon ta rikthejë Muriqin si zgjedhje kryesore në repartin ofensiv. “Verdhë-Blutë” kanë vepruar shpejt pa pritur afatin veror, duke arritur marrëveshje me lojtarin, i cili thuhet se është i gatshëm të rikthehet.

Mallorca, me të cilën Muriqi ka kontratë deri në qershor 2029, raportohet se kërkon rreth 10 milionë euro për kartonin e tij. Sulmuesi 31-vjeçar po kalon një sezon të shkëlqyer në La Liga, ku ka realizuar 21 gola në 30 ndeshje zyrtare, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve pas Kylian Mbappe.

Paraqitjet e tij të mira kanë tërhequr edhe interesimin e Barcelonës, duke e bërë garën për transferimin e tij edhe më të hapur në muajt në vijim.

Ndërkohë, në kampin e Fenerbahçes, mungesat për shkak të lëndimeve kanë hapur rrugë për ndryshime në formacion, ku Musaba pritet të ketë rol më të rëndësishëm, ndërsa Tarık do të jetë në portë.



Read it all at Bota Sot