Java e 31-të e kampionatit të Kategorisë së Parë ishte një më të luftuarat dhe më vendimtaret e sezonit, duke prodhuar jo vetëm emocione të forta në fushë, por edhe verdiktet e para zyrtare.
Skënderbeu dhe Laçi siguruan matematikisht, dy javë përpara fundit, rikthimin në “Abissnet Superiore” për edicionin e ardhshëm futbollistik.
Në përfundim të kësaj jave, trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur edhe formacionin më të mirë, të vendosur në skemën 4-2-3-1, duke vlerësuar performancat më të spikatura individuale.
Në portë është përzgjedhur gardiani i Laçit, Ortelio Biba. Reparti difensiv përbëhet nga Arlind Kurti (Laçi), Adolf Selmani (Iliria), Ëallace (Korabi) dhe Klevis Shaqe (Skënderbeu), të cilët spikatën për sigurinë e tyre në prapavijë.
Në mesfushë, rolin kyç e mbajnë Stiven Bibo (Laçi) dhe Dejvid Janaqi (Skënderbeu), ndërsa në mbështetje të repartit ofensiv janë përzgjedhur Jakubu Abdul Latif (Iliria), Klahos Zani (Luftëtari) dhe Ëilliam Cordeiro (Besa). Në majën e sulmit vendoset Razack (Kukësi).
Ndërkohë, trajneri më i mirë i javës është përzgjedhur Naci Şensoy i Laçit, pas fitores 2-0 ndaj Pogradecit, një triumf që vulosi edhe rikthimin e skuadrës së tij në elitën e futbollit shqiptar.