Laporta dëshiron ta mbajë Lewandowskin

- Bota Sot

Laporta dëshiron ta mbajë Lewandowskin

Situata e Robert Lewandowskit te Barcelona duhet të qartësohet sa më shpejt.

Me kalimin e ditëve, sulmuesi polak 37-vjeçar po i afrohet gjithnjë e më shumë fundit të kontratës së tij, ndërsa klubi katalunas po përpiqet ta balancojë konkurrueshmërinë e skuadrës me nevojat ekonomike dhe financiare.

Sipas raportimeve nga “Sky Sports DE”, drejtuesit e Barcelonës tashmë e kanë një plan të qartë për të ardhmen e sulmuesit.

Presidenti Joan Laporta është në kontakt të vazhdueshëm me menaxherin e lojtarit, Pini Zahavi.

Edhe pse kontrata aktuale skadon në qershor 2026 (me një opsion vazhdimi në kushte të caktuara), klubi ka propozuar një zgjatje të saj deri në vitin 2027.

Megjithatë, ekziston një kusht i qartë: Lewandowski duhet ta pranojë një ulje të konsiderueshme të pagës.

Aktualisht ai i fiton mes 26 dhe 32 milionë euro në sezon, ndërsa oferta e Barcelonës parashikon një përgjysmim të kësaj shifre, duke e çuar në rreth 13 milionë euro bruto.

Klubi “Blaugrana” dëshiron ta mbajë ish-sulmuesin e Borussia Dortmundit dhe Bayern Munichut për shkak të lidershipit dhe efikasitetit të tij në sulm (17 gola këtë sezon), por në të njëjtën kohë është i detyruar ta ulë fondin e pagave për t’i respektuar rregullat financiare të La Ligës.

Ndërkohë, Lewandowski ka edhe alternativa të tjera në tavolinë.

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Chicago Fire ia ka ofruar një kontratë dyvjeçare me rol titullari dhe pagë të lartë, ndërsa interesim ka edhe nga Arabia Saudite me oferta shumë të majme.

Megjithatë, dëshira e sulmuesit mbetet të vazhdojë në Evropë, ose në rast të fundit të provojë një eksperiencë në MLS.

Në sfond qëndrojnë edhe dy gjigantë të Serie A: Juventusi dhe Milani, të cilët po e monitorojnë situatën.

Të dy klubet janë të intriguar nga mundësia për ta afruar me kosto të ulët, apo edhe si lojtar të lirë në rast se nuk arrihet marrëveshja për rinovim.

Me 40 paraqitje këtë sezon, Lewandowski i ka regjistruar 17 gola dhe 3 asistime në të gjitha garat.

Vlera e tij në treg, duke e marrë parasysh moshën dhe kontratën që po i afrohet fundit, sillet rreth 8 milionë euro.

Tani pritet vendimi final i sulmuesit polak, i cili e njeh mirë trupin e tij dhe beson se mund të vazhdojë të luajë në nivele të larta edhe për disa vite të tjera.



Read it all at Bota Sot