Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ngritët në 11 pozita në renditjen e FIFA-s

- Bota Sot

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ngritët në 11 pozita në renditjen e FIFA-s

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar një sukses të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, duke u ngritur me 11 pozita në renditjen më të fundit të FIFA-s.

Ky progres i madh vjen pas dy fitoreve të rëndësishme të arritura gjatë këtij muaji, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e pozitës së ekipit në ranglistën botërore.

Vajzat e Kosovës arritën të triumfojnë në katër ndeshje rradhazi të zhvilluara kundër Gjibraltarit, Kroacisë dhe Bullgarisë.

Paraqitjet e fundit tregojnë një rritje të dukshme të formës dhe organizimit të skuadrës, duke dëshmuar se futbolli i femrave në Kosovë është në zhvillim të vazhdueshëm dhe po fiton gjithnjë e më shumë respekt në skenën ndërkombëtare.

Ndeshjet e ardhshme, Kosova do t’i zhvillojë në muajin qershor, kur e pret Kroacinë më 5 qershor dhe i shkon Gjibraltarit më 9 qershor.



Read it all at Bota Sot