Alvarez e bën Arsenalin të ëndërrojë

- Bota Sot

Alvarez e bën Arsenalin të ëndërrojë

Julián Alvarez vazhdon të jetë një nga emrat më të nxehtë në tregun e futbollit dhe sipas raportimeve të fundit, sulmuesi argjentinas e ka rikthyer interesimin e fortë të Arsenalit.

Pas tentativës së dështuar verën e kaluar, trajneri Mikel Arteta është i vendosur të rikthehet në sulm për sulmuesin argjentinas.

Sipas burimeve, “Topçinjtë” e konsiderojnë Álvarezin si profil ideal për ta përforcuar repartin ofanziv, sidomos duke i parë problemet që i kanë pasur këtë sezon me lëndimet dhe mungesën e vazhdimësisë në sulm.

Në këtë drejtim, afati kalimtar i verës pritet të jetë vendimtare për ndërtimin e një skuadre edhe më konkurruese.

Interesi i Arsenalit nuk është i ri. Klubi londinez kishte provuar ta transferonte edhe një vit më parë, por pa sukses, pasi lojtari kishte zgjedhur ta vazhdonte aventurën e tij aktuale.

Megjithatë, situata tani mund të ndryshojë, duke qenë se vetë lojtari nuk konsiderohet më i paprekshëm dhe mund të vlerësojë opsione të reja për të pasur më shumë rol protagonist.

Nga ana tjetër, edhe vetë Arteta është i vetëdijshëm se për t’i arritur objektivat madhorë – si titulli në Premierligë dhe në Ligën e Kampionëve – i nevojitet një sulmues i nivelit të lartë.

Strategjia e klubit parashikon gjithashtu edhe largime të mundshme në repartin ofanziv, për të krijuar hapësirë financiare dhe taktike për afrime të reja.

Álvarez shihet si një lojtar i kompletuar: i shpejtë, inteligjent në lëvizje dhe shumë efikas para portës.

Pikërisht këto cilësi e bëjnë atë një objektiv të përsosur për stilin e lojës së Arsenalit, që kërkon intensitet dhe fleksibilitet në fazën sulmuese.

Gjithçka mbetet e hapur për momentin, por një gjë është e sigurt: në Londër nuk kanë hequr dorë nga ideja për ta sjellë Álvarezin dhe vera pritet ta sjellë një tjetër tentativë serioze për ta bindur atë.



Read it all at Bota Sot