Lider te Kombëtarja, klubi elitar në Gjermani interesohet për mesfushorin

- Bota Sot

Lider te Kombëtarja, klubi elitar në Gjermani interesohet për mesfushorin

Në këtë fund sezoni, mesfushori i Kombëtares Ylber Ramadani po jep “shpirtin në fushë” për Leçen, aty ku objektivi është mbijetesa në Serie A.

30-vjeçarit shqiptar i skadon kontrata me ekipin aktual në fillim të korrikut dhe nuk dihet nëse do qëndrojë apo jo. Në “horizonte” ka dalë opsioni i karrierës për Ramadanin.

Sipas “Dueli Sportiv” në Kosovë, klubi elitar në Gjermani Eintracht Frankfurt, ka kohë që po e monitoron shqiptarin dhe drejtuesit e “Shqiponjave” të Gjermanisë kanë ndërmarrë hapa konkret.

Ata kanë nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e Ramadanit dhe pritet që shumë shpejt të ketë bisedime zyrtare. Eksperienca e Ylber Ramadanit mund të bëjë diferencën te ekipi i Frankfurtit, të cilët e kanë bërë “rutinë” pjesëmarrjen në Kupat e Evropës.



Read it all at Bota Sot