Bernardo Silva mbetet një nga emrat më të nxehtë në treg dhe garës për të i është shtuar edhe një klub i ri: Fenerbahçe.
Skuadra turke po tenton të lëvizë shpejt për ta siguruar nënshkrimin e portugezit përpara Kupës së Botës, duke e futur veten në një konkurrencë të fortë me Juventusin dhe klube të tjera të mëdha evropiane.
Sipas raportimeve, mesfushori i Manchester Cityt pritet të largohet në fund të sezonit dhe situata e tij po ndiqet nga disa klube elitare, pasi konsiderohet një mundësi e madhe e transferimit për shkak të profilit dhe përvojës së tij.
Te Juventusi interesimi është serioz dhe i vazhdueshëm.
Klubi bardhezi e sheh Bernardo Silvën si një lojtar që mund ta rrisë ndjeshëm cilësinë dhe kreativitetin në mesfushë, duke u bërë një element kyç në projektin e ri sportiv.
Madje, drejtuesit e klubit kanë nisur kontakte me përfaqësuesit e lojtarit për t’i kuptuar kushtet e një transferimi të mundshëm.
Nga ana tjetër, Fenerbahçe po përpiqet të futet fuqishëm në garë, duke ia ofruar një projekt ambicioz dhe një rol qendror në skuadër, me qëllimin që ta bindë lojtarin përpara kompeticionit botëror, kur ai pritet ta marrë vendimin përfundimtar mbi të ardhmen e tij.
Bernardo Silva, nga ana e tij, mbetet i fokusuar te përfundimi i sezonit me Manchester Cityn, por largimi i tij nga klubi anglez në fund të kontratës konsiderohet gjithnjë e më i sigurt, duke e hapur një garë të fortë mes disa destinacioneve të mëdha në Evropë dhe jo vetëm.
Ky është i dyshuari për vrasjen e trefishtë në Podgoricë, Policia malazeze kërkon ndihmë për kapjen e tij.