Ja pa sherrin Kosovës, kjo është situata e fundit të sllovakët

- Bota Sot

Ja pa sherrin Kosovës, kjo është situata e fundit të sllovakët

Trajneri italian Francesco Calzona thuhet se nuk do të vazhdojë më si përzgjedhës i kombëtares së Slovakisë.

Lajmi u publikua nga gazetari italian Gianluca Di Marzio, ndërsa Federata e Futbollit e Sllovakisë reagoi menjëherë.

Zëdhënësi i federatës sllovake, Juraj Çurny, deklaroi se nuk ekziston asnjë njoftim zyrtar për përfundimin e bashkëpunimit me Calzonan.

“Portalet italiane publikuan se kombëtarja kishte bërë tashmë një njoftim zyrtar për këtë çështje.

Dua të theksoj qartë se në faqen tonë apo në rrjetet sociale të federatës nuk ekziston një informacion i tillë.

Ne nuk kemi shpallur asgjë”, - tha ai, transmeton media sllovake Sport”.

Sipas tij, federata aktualisht nuk ka asnjë informacion për ndonjë ndryshim në postin e trajnerit.

“Nëse dikush merr ndonjë vendim, për momentin ne nuk kemi dijeni për këtë.

Nuk mund të konfirmojmë diçka për të cilën nuk dimë asgjë,” shtoi ai, duke theksuar se federata do të njoftojë publikun nëse do të ketë zhvillime të reja.

Kontrata e Calzonës me federatën sllovake ishte e vlefshme deri në fund të barazhit të marsit për kualifikim për në Kampionatin Botëror.

Në rast kualifikimi, kontrata do të zgjatej automatikisht deri në përfundim të Botërorit.

Megjithatë, Sllovakia u eliminua në gjysmëfinalen e barazhit (3:4) nga Kosova dhe raportohet se sllovakët janë pa trajner.

Deri tani, skenari më i mundshëm ishte vazhdimi i bashkëpunimit me Calzonan.

Nënkryetari i federatës për ekipin kombëtar, Karol Belaník, deklaroi javën e kaluar se federata dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin italian dhe se ai mbetet kandidati i vetëm me të cilin po zhvillohen bisedime.

Ai vlerësoi mundësitë për arritjen e marrëveshjes si 50 me 50.



Read it all at Bota Sot