Real Madridi në krizë

- Bota Sot

Real Madridi në krizë

 

Sezoni i Real Madridit po shkon drejt një mbylljeje zhgënjyese, pasi “Los Blancos” rrezikojnë të mbeten pa fituar si LaLiga ashtu edhe UEFA Champions League për të dytin vit radhazi. Një situatë që mund të sjellë ndryshime të mëdha, sidomos në pankinë.

Pozicioni i trajnerit Álvaro Arbeloa-s duket gjithnjë e më i lëkundur dhe drejtuesit e klubit kanë nisur të mendojnë për pasuesin. Sipas raportimeve, kandidati kryesor për momentin është Mauricio Pochettino, i cili konsiderohet si profili ideal për të nisur një cikël të ri në “Santiago Bernabéu”.

Ish-trajneri i Tottenham dhe Paris Saint-Germain vlerësohet për aftësinë e tij për të menaxhuar skuadra me presion të lartë dhe me shumë ‘yje’ në përbërje. Megjithatë, në garë për stolin madrilen mbetet edhe një emër tjetër i rëndësishëm: Didier Deschamps.

Në këtë vendim mund të ketë një ndikim të rëndësishëm edhe ‘ylli’ i skuadrës, Kylian Mbappé. Sulmuesi francez njeh mirë të dy kandidatët dhe, sipas mediave, mund të luajë një rol vendimtar në përzgjedhjen e trajnerit të ardhshëm.

Kështu, ndërsa sezoni po shkon drejt fundit, në Madrid ka nisur tashmë “gara” për pankinën, me vendime që pritet të përcaktojnë të ardhmen e klubit për vitet në vijim.



Read it all at Bota Sot