Mallorca ka barazuar me rezultat 1:1 me Valencinë.
Një ndeshje e luftuar deri në frymën e fundit, me shumë raste nga ana e Malkorca-s, por pa konkretizim.
Ballafaqimi mes Mallorca-s dhe Valencisë, nuk soli gola në 45 minutat e parë, por pjesa e dytë ishte ndryshe ku përveç golave pati edhe shumë raste.
Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka treguar lojë të mirë në fanellën e Mallorca-s, si zakonisht u paraqit nga minuta e parë.
Në minutën e 49-të Samu Costa kaloi në epërsi vendasit.
Valancia barazoi shifrat në minutën e 67-të me futbollistin Sadiq.
Interesant është se portieri Dimitriveski ishte ndër më të dalluari dhe shpëtoi Valencinë që mos të pësojë shumë gola.
Pas javës së 33-të, Valencia është në vend të 13-të me 36 pikë, ka një më shumë se Mallorca ë gjendet në të 14-tin.