Lojtari që ngriti në këmbë Kosovën dhe Shqipërinë, po i bashkohet Hajdukut!?

- Bota Sot

Lojtari që ngriti në këmbë Kosovën dhe Shqipërinë, po i bashkohet Hajdukut!?

Futbollisti nga Kosova, Etnik Brruti, është në qendër të mediave kroate, për të cilin vitin e kaluar u ngrit shumë pluhur që nga Kosova U-21 shkoi të Shqipëria.

“Mesfushori nga Kosova Etnik Brruti pritet të bëhet lojtar i ri i gjigantit kroat, Hajduku nga Spliti”, - raporton media kroate “Dalmatinski portal”.

“Brruti është ish - reprezentues i moshave të reja të Shqipërisë, ndërsa ndeshjen mes Hajdukut dhe NK Osijek e ndoqi nga lozha B, në shoqërinë e menaxherit Eros Grezda.

Në stadiumin ‘Polud’ pritet të mbërrijë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me FC Malishevën nga Kosova skadon.

Ky mund të jetë transferimi i parë i Hajdukut për sezonin e ri.

Mediat në Shqipëri kishin shkruar para një jave se Brruti do të bëhej lojtar i HNK Rijeka, por duket se ato nuk kishin pasur të drejtë. Brruti është dalluar këtë sezon në Superligën e Kosovës me tetë gola dhe tre asistime në 26 paraqitje, duke tërhequr vëmendjen e klubeve kroate.

Për mesfushorin, i cili konsiderohet një nga talentet më premtues në atë ligë, ky do të jetë angazhimi i tij i parë jashtë vendit. Brruti ka qenë pjesë e kombëtares së të rinjve të Kosovës, por vitin e kaluar filloi të luajë për Shqipërinë U21”, shrkuan media kroate “Index”.

Sipas Transfermarkt, vlera e tij në treg vlerësohet rreth 550 mijë euro.



Read it all at Bota Sot