Futbollistët Kylian Mbappe e Vinicius Junior janë kreatorë të fitores së Real Madridit, me rezultat 2:1 ndaj Alaves-it, në takimin e javës së 33-të të kampionatit spanjoll.
Alavaes u përpoq e pati mundësi të mira në fund të pjesës së parë kur goditi shtyllën e djathtë të portës së Realit, por të pafat.
Mbappe shënoi në minutën e 30-të e Vinicius Junior në atë të 50-tën, për triumfin e Realit.
Martinez në minutën e 90+3 shënoi për Alavesin.
Reali pas një humbje e një barazimi i kthehet fitoreve dhe mban gjallë gjasa për titull të kampionit.
Reali është në vend të dytë me 73 pikë, ka një ndeshje më shumë e 6 pikë më pak se lideri Barcelona.
Alaves është në vend të 17-të me 33 pikë të grumbulluara.