Arsenal dhe Manchester City janë në garë të ngushtë për titullin e Premierligës këtë sezon.
Kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund, “Topçinjtë” kryesojnë tabelën me 70 pikë, tre më shumë se cityzens, që kanë një ndeshje më pak.
Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka bërë një parashikim rreth titullit të kampionit.
Sipas tij, skuadra londineze do të shpallet kampion i Anglisë, pasi beson se Manchester City do të gaboj në ndeshjet e mbetura.
“Unë besoj se Arsenal do ta fitojë ligën. E besoj thellësisht.
Për mua, duket si gjë e arsyeshme, si mirëkuptim.
Manchester City nuk do të bëjë një ecuri perfekte deri në fund të sezonit.”, deklaroi Wenger.