Katër skuadra, dy shqiptare dhe dy malazeze janë në gjysmëfinale të Kupës së Malit të zi në futboll. Përballjet janë mes skuadrave shqiptare Otrant Olimpik - Deçiq dhes mes malazezëve Mornarit e Jezeros.
Ndeshjet - sot
Otrant-Olimpik – Deçiqit (16:30)
Mornari – Jezero (20:30)
Ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 6 maj, ndërsa finalja është paraparë për 28 maj, me mundësi që të luhet në qytetin e Cetinjës.
Katër klubet që kanë arritur në këtë fazë kanë fituar gjithsej vetëm një trofe të Kupës, dhe atë e ka fituar Deçiqi sezonin e kaluar, kur në finale mposhti pikërisht Mornarin.
Skuadra nga Tuzi ka luajtur edhe dy herë të tjera në finale, ndërsa Jezero ka qenë një herë finaliste.
Otrant-Olimpik, që vjen nga liga e dytë, ka mundësinë të bëhet vetëm skuadra e dytë nga kjo kategori që fiton Kupën, pas suksesit të Çelikut.
Gjysmëfinalistët kanë sot mundësinë të hedhin hapin e parë drejt historisë dhe drejt trofeut të madh të Kupës së Malit të Zi.