Gjenerata e artë e Prishtinës ishte halë në sy për ish-Jugosllavinë! Ja emrat e mëdhenj

- Bota Sot

Gjenerata e artë e Prishtinës ishte halë në sy për ish-Jugosllavinë! Ja emrat e mëdhenj

Shikueshmërinë që e kishte Prishtina e lakmonin shumë republika të asaj kohe që vepronin në kuadër të ish Jugosllavisë. 

30-40 mijë shikues në stadiumin e Prishtinës dhe kënga “Besa-Besa” ishte më shumë se himn.

Prishtina ishte prej ekipeve më të frikshme për katërshen e madhe, si Cërvena Zvezdën dhe Partizanin e Beogradit, Dinamon e Zagrebit e Hajdukun e Splitit.

Prishtina e kapitenit Fadil Vokrri ishte halë në sy për klubet dhe gjyqtarët serbë, sepse nuk mund të duronin një klub shqiptar dhe shpesh e dëmtonin duke referuar penallti të paqena kundër Prishtinës.

Në një rast, një anëtar i kryesisë i thotë trajnerit Ajet Shosholli në vjeshtën e vonë të vitit 1984:

“Ajet, 10 shqiptarë në formacion janë shumë. Mos e fut tërë formacionin shqiptar”.

Kur shikon atë fotografi, të jesh në mesin e yjeve në fushë përkrah Fadil Vokrrit, Fadil Muriqit, Kujtim Shalës, Zoran Batroviqit, Mensur Nexhipit e të tjerë, për talentet e mëdha si Afrim Tovërlani, portieri Shukri Paçarada dhe Goran Popuvac (babai i të cilit kishte qenë në grevën e 3 shtatorit 1990 përkrah shqiptarëve kundër serbëve dhe ish-jugosllavëve), ishte meritë e talentit që kishin dhe lojës së nivelit të lartë.

Prishtina e asaj kohe ka qenë një super ekip, që në rrethana të sotme kjo skuadër, pa problem, do të luante në fazën e grupeve të Champions League.

Kjo KF Prishtina i ka mposhtur Cërvena Zvezdën,  Partizanin, Hajdukun, Dinamon e Zagrebit etj.
Afrim Tovërlani, si i ri 18-vjeçar, ishte futur në lojë kundër Velezhit nga Mostari më 30 mars 1986, në fitoren spektakolare me rezultat 3:2, me het-trik të Fadil Muriqit, para mbi 30 mijë shikuesve në stadium.

Kjo tregon se shtabi teknik i Prishtinës sa shumë u besonte talenteve dhe u jepte hapësirë në ndeshje të mëdha, në atmosfera të zjarrta. Në Prishtinë nuk ka mundur të luajë gjithkush pa qenë superlojtar dhe supertalent.

Në foto, nga rreshti i tretë, nga e majta Shukri Paçarada, i ndjeri Goran Popuvac, Rifat Mehinoviqi, Behajdin Gjinali, i ndjeri Faton Domi, i ndjeri Rade Stevanoviq, Ramadan Cimili, Xhevdet Muriqi, Fadil Muriqi, Ramiz Budeci.

Rreshti i dytë: Neshet Zhaveli, i ndjeri kapiteni Fadil Vokrri, Sahit Kelmendi, Skënder Shengyli, Rafet Prekazi, Arbnor Morina, Kujtim Shala, Ramiz Krasniqi, Kosta Llaliq.

Ulur: Jusuf Tortoshi, Mensur Nexhipi, Agim Cana, i ndjeri Shefqet Sinani, Luan Dërrmaku, Afrim Tovërlani, Salih Lugolli dhe Shpend Abrashi.

Me 30 mars 1986, Prishtina-Velezhi 3:2
Stadiumi i Prishtinës.
Shikues: 30.000. 
Gjyqtarë: Zoran Petroviq (Beograd), Jordan Mickoviskit (Kavardar), Sreten Bodakoviq (Nish).
Shënues: Muriqi (15, 37, 50) - P. Juriq (18), Tuce (70).
Kartonat e verdhë: Prekazi - P. Juriq, G. Juriq.
Prishtina: Nexhet Zhaveli 7, Xhevdet Muriqi 7, Faton Domi 6, Sahit Kelmendi 7, Skënder Shengyli 8, Rifat Mehinoviq 7, Suad Koliq 6 (Afrim Tovërlani), Rafet Prekazi 6, Rexhep Gaxholli 6 (Llukiq 6), Fadil Muriqi 10 dhe Miodrag Qirkoviq 7.
Velezh: Petranoviq 6, Haxhiabdiq 7, G. Juriq 7, Kallajxhiq 6 (Gudel), Matijeviq 7, Barbariq 7, Kajtaz 7, Skoçajiq 7 (Popriq), P. Juriq 8, Karabeg 7 dhe Tuce 7.



Read it all at Bota Sot