Dukagjini - Ballkani, formacionet

- Bota Sot

Dukagjini - Ballkani, formacionet

Dukagjini dhe Ballkani kanë publikuar formacionet zyrtare para ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Klinasit do të jenë nikoqir të suharekasve me fillim nga ora 15:00 në stadiumin “18 Qershori”

Në duelin e parë të zhvilluar në Therandë, klinasit morën një fitore të thellë me rezultat 3-0 dhe do të synojnë që këtë epërsi ta ruajnë, ose eventualisht ta zgjerojnë para tifozëve të tyre.

Ballkani në anën tjetër futet në këtë ndeshje me ‘gjithçka ose asgjë’, pasi do të synojë të sulmojë me të gjitha forcat qysh nga minuta e parë.

Të dyja skuadrat kanë vendosur të futen në fushë me lojtarët më të mirë në dispozicion.

Formacionet zyrtare:

Dukagjini: Isufi, Basri, Pllana, Iseni, Xhemajli, Morina, Mërlaku, Berisha, Bardhoku, Gashi, Maliqi.

Ballkani: Golubovic, Halili, Batarelo, Vokrri, Souza, Giovanni, Diene, Deliu, Kryeziu, Tolaj, Alidemaj.



Read it all at Bota Sot