Emily Manninger mori disa ditë para se të reagonte në rrjetet sociale, pas vdekjes së bashkëshortit të saj, Alexander, ish-portier i Juventusit, Fiorentinës dhe Sienës, i cili u përplas nga një tren më 16 prill në një kalim hekurudhor pa barrierë në “Nussdorf am Haunsberg”.
Në letrën e publikuar në Facebook, ajo shpreh dhimbjen e thellë: “Alex, nuk arrij ta përshkruaj dhimbjen e paimagjinueshme që po ndiej. Nuk jemi familje që e ndajmë publikisht këtë dhimbje, por nuk kam zgjedhje…
Mendoj se është e rëndësishme të tregoj çfarë njeriu ishe në shtëpi. Sot jam në shtëpi me familjen, duke u përpjekur të kuptoj se ky është realiteti ynë…
Alex, faleminderit për dy djemtë tanë, Alexander dhe Nicolas! Ishe babai më i jashtëzakonshëm. Të isha gruaja jote ishte privilegj. Ti ishe jo vetëm burri im, por edhe miku im më i mirë.
Kishim një jetë kaq perfekte. Lajmi më shkatërroi…, por duhet të jem e fortë për ty dhe fëmijët tanë. Nuk besoj se e meritojmë këtë… Derisa të takohemi sërish, do të të dua përgjithmonë”.