BE-ja miraton paraprakisht kredi 90 miliardë euro për Ukrainën

- Bota Sot

BE-ja miraton paraprakisht kredi 90 miliardë euro për Ukrainën

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian kanë dhënë miratimin paraprak për kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, ka bërë të ditur presidenca qipriote e BE-së.

Sipas presidencës së BE-së, edhe paketa e 20-të e sanksioneve ndaj Rusisë ka marrë po ashtu dritën e gjelbër në parim.

Më herët, kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, kishte deklaruar se Sllovakia do të vazhdonte ta bllokonte paketën e sanksioneve derisa gazsjellësi të rihapej, duke lënë të kuptohet se tashmë është arritur një pajtim për këtë çështje.

Sipas The Guardian, Presidenca qipriote tha se të dyja vendimet do t’i nënshtrohen tashmë procedurës me shkrim për miratimin përfundimtar nga Këshilli i BE-së.

Procedura pritet të përfundojë të enjten pasdite, në të njëjtën kohë kur liderët e Bashkimit Evropian do të mblidhen në Qipro.



Read it all at Bota Sot